Mal të Zi, 5 të vdekur dhe 803 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi kanë bërë të ditur se edhe 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 342 numrin e viktimave nga ky virus.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi edhe 803 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 7177.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Malit të Zi nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Podgoricës, 267, ndërsa nga komuna e Tuzit, kanë rezultuar pozitiv 2 persona.

Malesia.Org