Jakup Krasniqi: Unë nuk jam as musliman e as katolik, jam shqiptar

Një maskaradë të Serbisë, me adresë në Beograd, kështu e ka konsideruar ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi seancën gjyqësore nisur sot në Hagë, ndaj ish drejtuesve të UÇK.

Ndalur te aktakuza e cila e konsideron UÇK, ndërmarrje kriminale e përbashkët, Krasniqi tha se nu ka më fyese.

“Në aktakuzë i ndani shqiptarët katolikë dhe mysliman, unë jam shqiptar dhe për mua është fyese. Cilësimi i prokurorit që ne jemi ndërmarrje kriminale e përbashkët për mua që luftuam gjatë, nuk ka më fyese pasi ne një kohë të gjatë në rrethana të vështira jetë a vdekje, u vumë në shërbim të lirisë e shtet ndërtimit, që i arritëm me SHBA, BE, NATO, OKB e bashkë ishim e jemi ndërmarrje e përbashkët clirimtare e shtet formuese.

Ndërmarrje e përbashkët kriminale, ishte edhe është koka e saj në Beograd e mbështetsit e politikave të Beogradit. Besoj shumë që këtë e di secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30 vjec e jeton në vendet e demokracive perëndimore, me vlerat e kësaj bote, që vecohet me vlerat e të drejtat e liritë e njeriut.

Dua t’u them që: Kam qenë i dënuar nga regjimet e Jugosllavisë në 81 dhe 82 dhe më dënuan pse kam lexuar libra, pse e kam kundërshtuar atë regjim. Më shumë të drejtë kanë pas ata aje, se sa sot që gjendem këtu. Për mua është bërë një padrejtësi e madhe, dhe do ta mbaj edhe këtë padrejtësi.

Atë që s’e mban guri e mban njeriu. Unë e populli im kanë mbajt shumë, s’kemi pas nevojë edhe për këtë. Unë mendoj se adresa e qartë e kësaj maskarade është në Beograd dhe mëbshtetësit e politikave të saj kudo qofshin ato. – tha Krasniqi.