Vaksina kandidate për COVID-19 me efektivitet prej 90%

Një vaksinë kundër COVID-19 po del në pah me shpalljen e rezultateve të para në prova të një shkalle të gjerë ku tregon se vaksina kandidate e Pfizer/Biotech është 90% efektive sipas prodhuesëve, analizat e të cilëve shfaqin një përformancë shumë më të mirë sesa që kishin pritur, raporton The Guardian.

Përqindja e lartë e të mbrojturve i bën gjetjet bindëse, dhe kompania thotë se nuk ka pasur efekte anësore serioze.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për shkencën dhe njerëzimin. Rezultatet e para të fazës së tretë të provave për një vaksinë kundër COVID-19 kanë shfaqur evidencën e aftësisë së vaksinës për të parandaluar COVID-19,” tha Dr, Albert Bourla, shef i Pfizer.
“Ne e arritëm këtë moment të rëndësishëm në programin tonë të zhvillimit të vaksinave në një kohë kur bota ka më shumë nevojë për të pasi normat e infektimeve kanë arritur rekorde të reja si dhe ekonomitë që po përpiqen të rihapen”.

Faza e tretë ka përfshirë më shumë se 43 mijë njerëz. Njerëzit me ngjyrë dhe minoritete etnike janë mbrojtur si gjithë të tjerët, thotë kompania.

Këto doza më pas do u dorëzohen rregullatorëve për aprovim, kurse licencim i shpejt do të thotë që kjo do u jepet punonjësve shëndetësor në fund të vitit.