Shkon në 37 numri i të infektuarve me Covid-19 në komunën e Tuzit

Këtë të ënjte në Mal të Zi janë shënuar shifra të larta të infektuarish me koronavirus.
Në 24 orët e fundit Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 643 raste të reja duke e çuar në 8356 numrin e të infektuarve, ndërsa nga komuna e Tuzit, raportohet se janë të infektuar 4 persona.
Ndërkohë si pasojë e koronavirusit në Mal të Zi, kanë humbur jetën 8 persona.
Gjithseji të infektuar aktualisht nga komuna e Tuzit, sipas të dhënave të ISHP, rezultojnë 37 persona.
Malesia.Org