Ndalohet qarkullimi prej orës 21 deri në orën pesë të mëngjesit dhe komunikacioni ndërurban gjatë fundjavës

Sipas vëndimit të marrë nga trupi koordinues nacional i Malit të Zi, në këtë vënd nga dita e dielë, do të ndalohet dalja nga objektet banesore prej orës 21 deri në ora 5 të mëngjesit si dhe komunikacioni ndërurban gjatë fundjavës.

Sipas këtij vendimit, shitoret dhe objektet hoteljerike do të punojnë vetëm deri në ora 20.
Këto masa do të zgjasin deri më 1 dhjetor, me mundësi të zgjatjes së këtij afati.
Nē ambientet e hapura vetëm 4 persona mund të qarkullojnë bashkë, ndërsa, ndalohet edhe qarkullimi jashtë territorit të Komunës prej të premtes në mesnatë deri të dielën në mesnatë , me përjashtim të kryerjes së punëve dhe aktiviteteve afariste, nevojave shëndetësore dhe shkaqeve humanitare.
Me masat e reja janë të ndaluara tubimet fetare, tubimet mortore, dasmat, të gjitha tubimet private siç janë ditëlindjet krezmimet dhe kremtet e tjera. Lejohen ritet në objektet fetare pa praninë e besimtarëve. Të gjitha objekteve hoteljerike u lejohet puna prej orës 7 të mëngjesit deri në ora 20 të darkës dhe parashihet që çdo objekt hoteljerik duhet të emërojë personin përgjegjës të objektit për zbatimin e masave. Lejohet puna e objekteve hoteljerike me kusht që maskat të mbahen si në ambientet e hapura ashtu edhe të brendshme me përjashtim gjatë konsumimit të pijes dhe pastaj maska përsëri të kthehet.
Malesia.Org