Tuz-Malësi, shkon në 52 numri i të infektuarve me COVID-19

Në komunën e Tuzit, numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 52.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Malin e Zi kanë humbur jetë pesë persona dhe janë konfirmuar pozitivë me Covid, 596 raste të reja, nga të cilët 3 persona rezultojnë nga komuna e Tuzit.

Duke marrë para sysh rastet e reja me infektime, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19, në Mal të Zi, është 9.516.

Malesia.org