Lista Shqiptare nuk do të jetë pjesë e Qeverisë

Kryesia e Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” në takimin e sotëm ka vendosur se nuk do të jenë pjesë e Qeverisë së udhëhequr nga Zdravko Krivokapic.

Ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtarë nga Lista Shqiptare, por sipas burimeve tona jo-zyrtare ata nuk do të jenë pjesë e qeverisë.

Rikujtojmë se par disa javësh, mandatari Krivokapic dhe Lista Shqiptare kishin deklaruar se kërkesat programore të Listës ishin pranuar, si dhe ishte ofruar Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave si dhe Ministria e Turizmit. Por, disa javë më vonë u njoftua se Krivokapic nuk i pranon gjysmën e kërkesave programore, si dhe publikoi listën për ministra pa asnjë vend për Listën Shqiptare.

Ndërkaq, end nuk ka asnjë informacion pse u bë një kthesë mbrapa e asaj që ishte dakorduar.

/MALESIA.ORG/