Gjeloshaj: Ftesa që pakicat të jenë pjesë e Qeverisë nuk ishte e sinqertë

Bartësi i Listës Shqiptare “Koha është tani”, njëheri edhe kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se kjo listë nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re të mandatarit Zdravko Krivokapiq.

Sipas Gjeloshaj, një vëndim të tillë e kanë sjellē edhe për shkak të përbërjes së qeverisē, por edhe për shkak të disa zgjidhjeve të caktuara personale.

Gjeloshaj thekson se nuk kishte thirrje të sinqertë që pakicat të jenë pjesë e Qeverisë.

“Nuk ishte folur shumë këtu për funksione, për ne koncepti më i rëndësishëm i qeverisë është programi. Ndryshe nga të tjerët, ne pas zgjedhjeve vendosëm të ulemi dhe të bisedojmë. Ne respektojmë procedurën demokratike, demokracinë parlamentare. Parimi në demokracitë e zhvilluara është që pakicat të jenë pjesë e qeverisë “Dhe le të shohim nëse ftesa është e sinqertë apo vetem formale”, theksoi Gjeloshaj në programin e mëngjesit në RTMZ.

Gjeloshaj pohoi se ata nuk kishin negociata, vetem bisedime.

“I kemi ndëgjuar te dy palët, kemi bërë analizën dhe kemi vendosur se nuk mundemi të marrim përgjegjësinë që të jemë në një koncept të tillë, deklaroi Gjeloshaj.
Malesia.Org