Nga Fikret Lulanaj
Shtëpia e shëndetit “Dr. Lukë Gjokaj”
Doktori qe Malesise dhe Malsoreve ju sheroi plaget shpirterore dhe trupore.
Pothuajse cdo njeri gjate jetes se vet ka nevoj te vizitoj mjekun. Dhe pothuajse cdo mjek perpiqet qe me medikamente te ndryshme te zbus simptomet e te semurit. Por nuk kishte mjek tjeter qe perpiqej dhe sheronte jo vetem aspektin fizik te semurit por edhe shpirtin e tij . sic ishte doktor Luka Gjokaj.
Pamvarsishte a ishte pacienti mashkull a femer, i pasur apo i vobeket, i ri apo i vjeter, I besmit islam apo katolike tek dr Luka gjindte vendin ku me se liri rrefente vuajtjet e trupit dhe shpirti. Kurse doktori i degjonte me kujdes te vecante, i keshillonte sikurse keshillon nena birin, zeri i tij shenjetor pacienteve u jepte shpresë te shumenevojshme per te perballuar gjendjen. Nuk kursehej qe per vape , stuhi, bore e acar te vizitoj te semuret edhe ne zonat me malore, pa marr parasysh a eshte dite apo nate.Edhe ne ditet tona shpesh i ndien njerzit nga Malsija duke thene : Njeri e doktor si Luka nuk bene ma Malesija”
Po te ishte referendum ne Malësi i cili do te fitonte me 100% siguri do te ishte referendumi qe shtepia e shendetit ne Tuz te emrohet me emrin e dr Luke Gjokaj. Kete e kemi obligim sepse ne kete menyre do tu lejme shembullin me te mire gjeneratave te reja se si duhet te duket humaniati, njeriu, shoku, mjeku dhe malsori i persosur. Lavdi jetes dhe vepres se dr . Luke Gjokaj
Me kete gjest Malesia nderon vehten e Jo vetem dr. Luke Gjokaj