Biden dhe Trump, në mes votës popullore dhe votës së elektorit

Shkruan: prof. dr. Martin Berishaj, Lublanë

Filozofia themelore politike e Deklaratës së Pavarësisë së SH.B.A, e tkurrur në frazën “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”, nuk ishte menduar në kuptimin që të gjithë njerëzit janë vërtet të barabartë. Kushtetuta, e shkruar një dekadë më vonë, megjithatë, në një mënyrë apo në një tjetër kufizon dhe përcakton të gjitha format e restrikcioneve, me ç’rast fjala demokraci nuk shfaqet në Kushtetutë. Kjo sepse themelimi i Shteteve të Bashkuara nuk kishte të bënte me vendosjen e demokracisë, por me krijimin e republikës, pra, republika e parë e madhe pas asaj të Romës.  Pra, kjo është arsyeja pse kushtetuta dhe i gjithë sistemi zgjedhor janë aq të shenjtë për ta, saqë çdo ndryshim është jashtëzakonisht i ngadaltë. Bashkimi i shteteve që do të formohej nga revolucioni nuk kaloi nëpër asnjë revolucion. E gjithë kjo pra është përsëritje e një mostre e cila nuk është ndryshuar nga betimi i George Washington si kryetar i parë në vitin 1789.

Ndryshimi më i madh që ka ndodhur në sistemin politik amerikan që nga pavarësia është futja e partive politike. Hartuesit e kushtetutës nuk ishin në favor të partive, sepse ato përfaqësonin partikulim të interesave, që mund të rrezikonin projektin e përbashkët për ndërtimin e një unioni të fortë. Sidoqoftë, partitë u formuan shumë herët, dhe këto dy parti rrëmbyen në fakt të gjithë procesin politik.

Në Sh.B.A nuk ekzistojnë vetëm dy parti, por janë dy parti jashtëzakonisht të forta. Në zgjedhjet presidenciale këtë vit kishte edhe kandidatë tjerë, përfshirë kandidatët e Partisë Libertariane, Partisë së gjelbër, Partitë për Socializmin dhe çlirimin, Partia e Aleancës dhe Partia Kushtetuese. Sidoqoftë, SH.B.A. nuk ka ndonjë rregull për përfaqësimin e barabartë të të gjitha palëve, kështu që gjithçka varet nga investimi financiar. Edhe debatet më të rëndësishme parazgjedhore televizive midis kandidatit demokrat dhe republikan i organizon një organizatë e veçantë demokratike-republikane.

Shumë e rrallë ndodhë që të paraqitet edhe kandidat i tretë, i cili do kishte investim të madh financiar sa që bëhet i njohur edhe në media. Herën e fundit ka ndodhur një gjë e tillë në vitin 1992, kur miliarderi nga Teksasi Ross Perot ndërhyri në betejën midis Bill Clinton dhe George Bush. Në fund, ai mori 18.9 përqind të votave, por asnjë votë elektorale. Kjo sepse të gjitha vendet përveç Nebraska dhe Maine kanë sistem zgjedhor në të cilin fituesi mbledh të gjitha votat, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve.

Roli i elektorëve është thjesht ky, pra, të votojnë në emër të njerëzve dhe në vënd të tyre. Ata u konceptuan si mënyrë për të kufizuar demokracinë, sepse Shtetet e Bashkuara nuk krijuan si demokraci, por si republikë. Republika si jo monarki, por republikë ku jo të gjithë banorët kanë mundësinë të votojnë.

Nga kushtetuta del se në zgjedhje votojnë elektorët (elector do të thotë votues) dhe jo se si janë të zgjedhur elektorët. Kjo u lihet shteteve, si dhe gjithë organizimi i zgjedhjeve. Në SHBA, nuk zhvillohen një palë zgjedhje, por në fakt 50 zgjedhje paralele zhvillohen me rregulla të ndryshme dhe gjithashtu me kufizime të ndryshme. Prandaj si pasojë e kësaj, kemi radhë tepër të gjata, ku votuesit presin për disa orë vetëm për të dhënë votën e tyre. Diçka që është plotësisht e paimagjinueshme në Evropë, kurse në SH.B.A. është krejtësisht normale. Sidoqoftë, radhë të votueseve nuk i shohim kudo, por kryesisht në zona më të varfra dhe zona ku popullsia është kryesisht e zezë ose latine. Në shtetet ku shërbyesit janë republikanë, mund të shohim në mënyrë të planifikuar, rënie të vazhdueshme të numrit të qendrave të votimit në zonat ku parashikohet se pakicat do të votojnë për Demokratët.

Por të kthehemi përsëri te elektorët. Përcaktimi i numrit të tyre në mënyrë indirekte është një mbetje e sistemit të skllavopronarë në SH.B.A. Elektorët janë rezultat i kompromisit midis shteteve të vogla veriore dhe numri të shteteve jugore skllavopronare – një kompromis i njohur gjithashtu si një kompromis i tre të pestave. Shtetet e vogla dëshironin përfaqësim të barabartë të çdo njërit shtet, ndërsa shtetet më të mëdha dhe më numër më të madh të banorëve, donin të rregullonin përfaqësimin sipas numrit të popullsisë. Problemi që u paraqit, pa dyshim ishin skllevërit, të cilët nuk kishin të drejta civile, por pronarët e skllevërve gjithsesi donin t’i llogaritnin ata si bazë për përcaktimin e numrit të deputetëve. Në fund, ata arritën kompromisin mbi bazën e të cilit formuan dy dhoma të parlamentit: Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Secili shtet, pavarësisht nga madhësia, do të ketë dy senatorë të zgjedhur përmes këshillit elektor; dhe secili anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve do të përfaqësojë të njëjtin numër njerëzish. Dhe votat e skllevërve do t’u shtohen pronarëve të tyre në shumën e tre të pestave – secili person që nuk ishte i lirë kishte vlerën e tre të pestave të një qytetari të lirë.

E gjithë kjo është ende e shkruar në kushtetutë, pasi ato nuk e ndryshojnë kushtetutën, por vetëm shtojnë amendamente në të. Pavarësisht nga numri i popullsisë, secili vend ka të paktën tre elektor. Votat elektorale ndahen sipas çelësit “një kongresmen – një elektor”. Secili shtet ka dy elektor për dy senatorë, dhe më pas të paktën një delegat tjetër përfaqësues në Dhomën e Përfaqësuesve. Dhe meqenëse numri i elektorëve nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë, numri i qytetarëve të përfaqësuar nga një elektor  gjithashtu rritet me rritjen e popullsisë. Një sistem i tillë u jep një fuqi më të madhe politike shteteve me popullsi më të vogël, domethënë kryesisht shteteve rurale, të cilat janë më shumë në favor të kandidatëve republikanë. Kalifornia ka një popullsi prej 39.5 milion, me së shumti në union, dhe 55 vota elektorësh. Në të njëjtën kohë, gjysma e 25 shteteve me popullsinë më të vogël (37.8 milion banorë) kanë 96 elektor. Kështu, një elektor i Kalifornisë përfaqëson 718,000 banorë, dhe një elektor i shtetit më të vogël për sa i përket popullsisë Wyoming përfaqëson 193,000 banorë.

Prandaj, kandidati që merr më pak vota gjithashtu mund të fitojë. Kjo ka ndodhur vetëm katër herë, dy herë në 20 vitet e fundit. Në vitin 2000, Al Gore mori më shumë se gjysmë milioni vota më shumë se George W. Bush. Katër vjet më parë, megjithatë, Hillary Clinton mori deri në 2.9 milion vota më shumë sesa Trump, por në të njëjtën kohë 77 vota elektorë më pak. Sidoqoftë, pavarësisht indinjatës së madhe për fitoren e kandidatit, i cili, sipas kritereve të të gjitha mediave të etabluara, nuk duhet të kishte fituar, asgjë nuk ndryshoi edhe kishte një dallim të tillë të votave midis votës popullore dhe asaj elektorë.

Ndikimi i gjykatave ne zgjedhjet e 2000

Trump ka njoftuar muaj më parë se do të deponoi ankesa në gjyq në rast të humbjes dhe gjithashtu i paraqiti ato. Si është e mundur që gjykata mund të jetë pjesë e një beteje elektorale?
Përgjigja është shumë e thjeshtë; sepse Shtetet e Bashkuara janë republikë federale në të cilën ka shumë demokraci në nivelet më të ulëta, por ka aq më pak sa më tepër që rrugëtohet në strukturën politike kah Washingtoni. Dhe kështu, sërish kthehemi në vitin 2000 në një nga vendimet më famëkeqe të Gjykatës së Lartë. Asnjë nga kandidatët nuk i fitoi zgjedhjet pas përpjekjeve të tyre në 49 shtete. Vetëm Florida mbeti, ku ndryshimi në 5.8 milion vota të hedhura u zvogëlua në total prej 572 votash. Shteti i Floridës (si shumë shtete të tjera) tashmë ka detyrim ligjor për të rinumëruar votat në rast të një diference shumë të vogël. Gore përndryshe në heri kishte pranuar humbjen ndaj Bush, por më pas tërhoqi pranimin ku si pasojë e kësaj filloi rinumërimi . Problemi më i madh ishin fletët e votimit jashtëzakonisht të komplikuara, të cilat, mbi të gjitha, dalloheshin midis rretheve të ndryshme. Në disa rrethe, votuesit duhej të shponin fletëvotimin për kandidatin e zgjedhur, por shumë votues kishin bërë gabim gjatë shpimit të fletëvotimit, dhe kështu ata në fakt votuan një kandidat të tretë, dhe menjëherë më pas bënë vrimat në fletëvotim për kandidatin e dëshiruar. Komisionet zgjedhore më pas vendosën për vlefshmërinë e fletëvotimeve të tilla, ku rinumërim i tillë u zvarrit për disa javë. Gore më pas kërkoi numërim me dorë, një nga një, të votave në katër qarqe dhe Gjykata Supreme e Floridas caktoi një datë deri në të cilën të gjitha votat duhet të numëroheshin dhe kërkoi që fletëvotimet e pavlefshme të rishikohen. Sidoqoftë, Gjykata e Lartë e Sh.B.A e refuzoi rinumërimin në vetëm katër qarqe, në bazë të trajtimit të pabarabartë para ligjit. Në fund, ai mbivotoi (5 me 4) për t’i dhënë fund numërimit me 12 dhjetor, në mënyrë që elektorët të mund të votonin në kohë dhe të mos kishte asnjë vonesë në zgjedhje.

Elektorët në kryeqytetet e shteteve veç e veç votojnë “të hënën e parë pas të mërkurës së dytë në mes të dhjetorit”, dhe vetëm këto janë zyrtarisht dhe në të vërtetë zgjedhje. Votat e elektorëve numërohen më pas nga senati në seancën e 6 janarit në ora 13:00 , dhe inaugurimi i presidentit bëhet më 20 janar. Kjo datë është shkruar gjithashtu si një amendament kushtetues (nëse 20 janari bie ditë e Diele, inaugurimi bëhet një ditë më vonë). Shkurt, dihen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve. Pra, gjithçka që është përpara fillimit të janarit trajtohen gjithmonë si parashikime dhe raportime mediatike. Megjithatë, ato parashikime kanë bazë, mbase kandidati mund të pranojë publikisht humbjen ose të deklarojë fitoren.