Mjeku Halil Dukoviq nga ambulanta e Shtëpisë së shëndetit në Tuz ka theksuar se fitohet përshtypja se qytetarët e Tuzit e kanë harruar përvojën nga vala e parë e korona virusit gjë që vërteton edhe numri më i ri i të infektuarve.
Ai ka shtuar se gjatë ditëve të ardhshme pritet rritja e numrit të banorëve të prekur me këtë virus.
Drejtori i policisë komunale Rexhep Çunmulaj ka theksuar se banorët e Tuzit janë liruar më tepër se c’duhet , kurse në rritjen e numrit të infektuarve ka kontribuar dukshëm edhe ardhja e banorëve të Podgoricës në Tuz gjatë ditëve të kaluara.
Dukoviq për programin e mëngjesit të TVMZ ka theksuar se për shkak të korona virusit janë margjinalizuar sëmundjet tjera duke shtuar se sistemi shëndetësor megjithatë funksion mirë.
Situata epidemiologjike, siç ka theksuar ai nuk shkon në favorin tonë , andaj duhet parë se çfarë duhet të jenë hapat e mëtejmë.
Nga ana tjetër drejtori i policisë komunale Rexhep Çunmulaj ka theksuar se qytetarët e Tuzit dinë ti respektojnë masat e trupit koordinues nacional , duke pasur para sysh se e kanë kaluar një valë të korona virusit.
Ai ka shtuar se ardhja e qytetarëve të Podgoricës në këtë komunë ka shkaktuar edhe rritjen e numrit të infektuarve.
“Para 4 ditësh kemi pasur vetëm rreth 15 të infektuar, kurse kjo shifër mbrëmë është rritur në 59 gjë që shqetëson dhe tregon se qytetarët janë liruar dhe se masat nuk respektohen sa duhet”, tha Çunmulaj.
Ai ka theksuar se të gjitha lokalet në Tuz mbyllën në ora 20 dhe se qytetarët e respektojnë orën policore prej orës 21 deri në 5 të mëngjesit.