Duke marrë parasysh pushtetin autoritar për tredekada edhe në pluralizëm në Mal të Zi, idea e depolitizimit të pushtetit do të jetë sfidë për qeverinëe re në procesin e reformimit dhe të demontimit tëstrukturave ekzistuese në nivel qendror dhe ate lokal, duke vlerësuar si kriter profesionalizmin e jopërkatësinë partiake, që do të jetë dëshmi praktike e ndryshimëve në qeverisje si kudo në botëndemokratike
Nga Nail Draga
Por, më të drejt bëhet pyetja se çka mund të bëjë në këtë drejtimQeveria e re e cila ka obligime dhe përgjegjësi në udhëheqjen e Malit të Zi në mandatin e saj, në këtë kohë të krizës sëpërgjithshme ekonomike, shoqërore e shëndetësore, për tërealizuar në praktikë premtimet e dhëna elektoratit votues gjatëfushatës parazgjedhore. Nuk ka dilemë se përgjegjësia kryesorebie mbi kryetarin e qeverisë, por as ministrat nuk mund të jenëpa përgjegjësi, sepse ata do të japing lloragi për veprimet nëresorët përkatës. Madje opinioni pret me padurim fillimin e punës së kësaj qeverie, për të parë ndryshimin apo vazhdimësinëe qeverisë së mëparshme.
Duke marrë parasysh se koalicioni i shumicës parlamenatreështë përcaktuar për qeverinë e ekspertëve, do të thot se janëmënjanuar figurat politike që është risi në skenën politike, mbetët të shihet se sa do të kenë ata mundësi praktike për ta realizuar këtë mision.
Angazhimi i personave të ndryshëm në qeveri në cilësinë e ministrave pa përkatësi partiake, është përgjegjësi kryesisht e kryeministrit sepse ai ka zgjedhur ekipin me të cilën do tëpunojë, duke marrë parasysh referencat e tyre profesionale. Njëveprim I tillë jep për të kuptuar se ata nuk do të jenë në presionetpartiake, dukuri e cila iu mundëson autonomi personale dheprofesionale për të vendosur për të zgjedhur kuadrat e ndryshmenë resorin përkatës. Dhe si të tillë ata do të jenë baza e fillimit tëdepolitizimit të pushtetit duke filluar nga lart që do të jetë risi nëqeverisjën shtetërore në Mal të Zi.
Por,duke marrë parasysh përbërjen heterogjene të shumicësparlamentare, interesat personale si dhe animozitetin e dëshmuar, nuk ka dilemë së do të ketë divergjenca brenda tyre, andaj mbetët të shihet se a do të jenë pengesë ne realizimin e angazhimeve konkrete në këtë drejtim.
Sovraniteti i qytetarit
Në sajë të fitorës së opozitës në zgjedhjet parlamentare tëmbajtura me 30 gusht 2020, për të parën herë qytetari votuesështë sovran, ku vendosi me ndërgjegje me votën e vet ndryshimin e pushtetit. Si të tillë janë ata relaksuar duke dëshmuar guximin e munguar vite më radhë, sepse pushteti i mëhershëm kishte monopolizuar edhe votën e qytetarëve. Ndërsa ndarjët politike dhe ata fetare në bashkësinë ortodoksenë Mal të Zi arritën nivelin më të lartë, në këtë vit zgjedhor, që u manifestu me shëtitjet fetare, ku si shkak ishte ligji për lirinë e bashkësive fetare, që definitivisht përcaktoj edhe rezultatin e tyre zgjedhjeve në favor të opozitës.
Ekipi i ekspertëve si „fushë e minuar“
Sistemi ekzistues me përvojën tridhjetëvjeçare pothuaj është„betonuar“, përmes kuadrave partiake, andaj qeveria e re duhettë angazhohet ne demontimin e tij, por nuk ka dilemë se ekipi i ekspertëve nuk do ta ketë të lehtë, sepse duhet të eci ne “fushëne minuar“, andaj edhe sukseset do të jenë të diskutueshme. Pikërisht në ketë aspekt duhet të dëshmohet qendrimi dheangazhimi konkret në fushën e depolitizimit të strukturave dhetë institucionve qeveritare.
Çdo angazhim në këtë aspekt qoftë edhe minimal, duhetmbeshtetur, sepse edhe rruga ma e gjatë fillon me hapin e parë. Andaj mbetet obligim i shumicës së re parlamentare që tëangazhohet në këtë drejtim, për të ndryshuar status quonekzistuese që është „prodhim“ shumëvjeçar nga qeverisja e mëparshme.
Neoliberalizmi dhe dështimi i privatizimit
Ndërsa nga fusha e ekonomisë, qeverisja e re duhet të merret jovetëm me strukturën e saj por duke eliminuar konceptin e neoliberalizmit, duke ofruar qasje tjetër dhe zgjidhje në këtëdrejtim. Po ashtu duhet të rishqyrtohen marrëveshjet dhekontratat në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, tëcilat në sajë të procesit të tillë janë plaçkitur në forma tëndryshme, duke lënë pa punë një numër të konsideruar tëpunësuarish. Në këtë aspekt, deri më tash askush nuk ka dhënëpërgjegjësi, edhe pse ka raste të shumta të dështimit, kukryporja e Ulqinit paraqet rast të veçantë të hulumtimit, sepseishte e vetmja fabrikë e tillë në vend, por gjoja u privatizu dhe u plaçkit në formën ma të vrazhdë të mundur.
Partitokracia pengesë e depolitizimit
Andaj, duhet bërë përpjekje për të filluar me procesin e depolitizimit sepse kemi të bëjmë me një të drejtë të mohuar të qytetarëve, sepse deri më tash ka dominuar autokratizmi në udhëheqje dhe sistemi i partitokratisë në qeverisje. Kemi të bëjmë pikërisht me partitë e ndryshme politike të cilat nuk zgjedhin mjete për të fituar ndonjë mandat qoftë të këshilltarit apo të deputetit, duke u bërë pjesë e qeverisjës, për përfitime të ndryshme. Dhe të tillët nuk marrin parasysh vlerat dhe parimet por interesin personal apo të klanëve të ndryshme.
Është koha e fundit për të vlerësuar profesionalizmin e jo përkatësinë partiake si kriter bazë i punësimit që do të jetë hapi vendimtar në procesin e depolitizimit të pushtetit, përfundimisht edhe në pluralizëm, si në nivelin lokal dhe ate qendror, si kudo në vendet demokratike.
(Nëntor 2020)