Flamuri shqiptar po valvitet i lirë në treva shqiptare në Malin e Zi

Që nga dita e sotme, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit kombëtar Shqiptar, dhe 108 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, përjetësisht do të valvitet i lirë flamuri me shqiponjën dykrenare, edhe në treva shqiptare në Malin e Zi.

Kështu, edhe faqja e godinës së komunës së Tuzit, është e mbuluar me flamurin shqiptar, ndërkaq, flamuj të shumtë shihen edhe nëpër institucionet e tjera të komunave ku jetojnë shqiptarët, pastaj në shkolla, godina të subjekteve politike shqiptare, si edhe neper shtepi private.
Siç vërehet nga postime të ndryshme, nëpër rrjete sociale, valvitja e flamurit vërehet në pothuajse gjitha shtëpiat shqiptare në Malësi, por edhe nëpër vende tjera shqiptare, si në Ulqin, Krajë, Rozhajë dhe Plavë Guci.

Vendosja e flamurit shqiptar, në komunën e Tuzit, por edhe në trevat e tjera, u bë publike edhe nga shumë media të ndryshme serbo-malazeze.

Flamuri, shqiptar për ne shqiptarët, paraqet flamurin më të bukur në botë, dhe shpresojmë të jetë një ogur i mirë për vendin ku ky flamur u valvit për herë të parë, pas Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në Bratilën legjendare, më 6 prill të vitit 1911.
Gëzur ditën e Flamurit, kombi im!

Albert Camaj