Me rastin e festës më të madhe kombëtare muzikanti i njohur nga Malësia Samir Beqaj publikoj CD-në e tij të parë.
Kjo CD përmban 13 pika (12+1 bonus) ku mes tjerash ka këngë të vjetra, valle dhe instrumentale (orkestrale) burimore shqiptare.
Autori në këtë projekt ka përmbledhur kryesisht motive të njohura popullore duke i gërshetuar me ritme të ndryshme si klasike ashtu edhe moderne dhe duke i përpunuar vallet e vjetra. Bashkëpuntorë në këtë CD ishin disa insrumentalist dhe virtuoz në vegla tradicionale muzikore nga Malësia si Shtjefën Ujkaj, Vaso Memçaj, Arton Nikprelaj, Mark Prenkoçaj. Një vend të veçant në realizimin e kësaj CD ka këngëtari më i njohur malësor Nikollë Nikprelaj i cili me sygjerimet, propozimet, luajtjen në instrumenta burimor i dha një frym të re dhe profesionalizëm këtij projekti. Kjo është pjesa e parë e këtij projekti, pasi që, për vitin tjetër planifikohet të publikohet edhe CD-ja e dytë. Pjesa dërmuese e Cd-ve të publikuara do të shpërndahet nëpër institucione, shoqata dhe qëndra kulturore si dhe persona të interesuar për këtë veprimtari. Projektin “CD me instrumentale, këngë dhe valle burimore shqiptare” e ka përkrah Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.
Malesia.Org