Kosova e Shqipëria lidhin marrëveshjen për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi, njoftoi Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.
Lexoni postimin e plotë:
URIME MË NË FUND 🤩:
Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.
Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrja e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon 🇦🇱🇽🇰.
#JemiNjë
Malesia.Org