Korrigjohet Qeveria malazeze: Fusnota te emri i Kosovës ishte gabim teknik

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi thotë se shënimi i Kosovës me fusnontë në një dokument të sajin zyrtar ka qenë “gabim teknik”.

Pas lajmit të publikuar në media se Ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë e Malit të Zi, Jelena Boroviniq Bojoviq në dokumentin për masat e reja kundër përhapjes së coronavirusit e kishte shënuar Kosovën me yll (fusnotë) që përdoret ngarendet që nuk e kanë njohur Kosovën, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi duke thënë se ishte një gabim teknik .

“Gjatë përgatitjes së tabelës me masat  reja në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid 19, ndodhi një gabim teknik, gjatë të cilit Kosova u shënua me një yll”, thuhet në deklaratë, transmeton portali malazez CdM, përcjell Telegrafi.