Projekt-buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2021, 5.8 milion euro

Është aprovuar projekt-buxheti i Komunës së Tuzit, për vitin 2021 në vlerë prej 5.8 milion euro, ka njoftuar kryetari Nik Gjeloshaj.

Lexo kumtesën e plotë:

Komuna e Tuzit ka aprovuar projekt-buxhetin për vitin 2021 në vlerë prej 5.8 milion euro.
Edhe për vitin 2021, Buxheti i Komunës do të jetë zhvillimor dhe për zhvillimin e infrastrukturës së Komunës sonë.
Njëkohësisht përkrahje do të kenë kultura, sporti, bujqësia dhe të gjitha sferat shoqërore do të jenë pjesë e zhvillimit të Komunës sonë.
Me këtë Buxhet, tregojmë se edhe në kohë krize, ne kemi rritje të buxhetit për vitin 2021, në krahasim më vitin 2020.
Në çdo aspekt po dëshmohet se Komuna e Tuzit ishte nevojë për zhvillimin dhe përparimin e Malësisë.
Malësia po ndryshon!

Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit