Deçiqi e mbyllë gjysmë-sezonin në vend të dytë dhe shkruan histori

KF Deçiqi luajti sot ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtorë kundër liderit Buduqnost, nga i cili humbi me rezultat 4-0. Edhe përkundër humbjes, Deçiqi në këtë gjysmë-sezon përfundoi në vendin e dytë.

Duhet theksuar se vendi i dytë në gjysmë-sezon si dhe kualifikimi në gjysmë finale të Kupës së Malit të Zi, është suksesi më i madh që klubi arriti në historinë e tij.

Gjatë këtij gjysmë-sezoni, Deçiqi luajti 19 ndeshje, nga të cilat 7 fitore, 10 barazime dhe vetëm 2 humbje.
Djemtë e Deçiqit kanë shënuar 24 gola, ndërsa kanë pranuar 15 gola.

Golashënuesi më i mirë i Deçiqit është Kristijan Vulaj i cili shënoi 9 gola. Ilir Camaj shënoi 7 gola, Ognjen Rolovic 3 gola, Angjello Rudoviq (Rudaj) 2 gola, ndërsa nga 1 gol shënuan Adrijan Rudoviq (Rudaj) dhe Mario Gjolaj.

/MALESIA.ORG/