Nisi punën AUTOSTRADA elektro-energjetike Kosovë – Shqipëri

Pas shumë përpjekjesh dhe pengesash të mëdha, sot me 14 dhjetor 2020, në ora 00:00; u hodh një hap shumë i madh dhe i rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë.

Nisi operimi i pavarur i Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri – Kosovë, njofton keshilltari i Presidentit të Shqipërisë, Ambasador Flamur Gashi.

Sipas Gashit, gjithashtu, nisi transmetimin linja 400 KV mes dy vendeve, një vepër strategjike me ndikim në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë.