Sot në Tuz janë ndarë pako ushqimore për 50 familje në nevojë nga e gjithë Malësia.
Donacioni është financuar nga humanisti nga Malësia i cili jeton në SHBA, Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj.
Në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, produkte ushqimore në vlerën e 6 mijë euro u kanë shkuar familjeve shqiptare me kushte më të vështira ekonomike në Komunën e Tuzit.
Organizatorët dhe familjes të cilat pranuan këto ndihma, kanë falënderuar Mark Nikollë Pjetrushi Lulgjuraj për këtë vepër shumë humane.
/MALESIA.ORG/