Freski për jetën kulturore në Malësi

Se, ruajtja e trashëgimisë kulture, është njëri ndër prioritetet e administratës lokale, po deshmohet edhe nga puna që po bën Sektori për kulturë, i Sekretariatit të vetëqeverisjes lokale, drejtuar nga Marina Ujkaj.

Ky sektor po bën një punë madhore, duke organizuar evente të ndryshme kulturore, qoft vetë, qoftë në bashkëpunim me të tjerët.

Kështu, për herë të parë, në bashkëpunim me Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, organizohet Edicionit i Parë i Forumit të Gruas Shqiptare në Rajon, me rastin e 8 marsit. Pastaj, organizoi, po ashtu për herë të parë, Panairin e librit, ku marrin pjesë rreth 15 shtëpi botuese, me mbi 1500 tituj, nga vendi dhe rajoni; Panairin e artizanateve me mbi 40 pjesëmarrës nga 8 komuna; Panelin e diskutimeve; Natën letrare, me autor nga të gjitha trevat shqiptare në MZ; Ekspozita e fëmijve, ku për tri ditë me radhë, nxënësit e shkollave fillore, të Komunës sonë, kanë shprehur talentin e vet në vizatim, dhe në fund, ky vit po mbyllet dhe po fillon tjetri, me organizimin e Pazarit të Dimrit në Malësi, organizim ky që solli freski, për të moshuar dhe të rinj.

Edhe në vitin e ardhshem, ky sektor do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme kulturore, duke i sjellë vendit ata që i ka munguar me dekada.

Albert Camaj, këshilltar për zhvillimin e kulturës dhe bashkëpunim në komunën e Tuzit