Imam e murgeshë bashkë për t’i ndihmuar të varfrit në Gjakovë


Një imam dhe një murgeshë katolike nga Gjakova janë bërë bashkë për t’i ndihmuar të varfrit në prag të festave të fundvitit.

Nëpërmjet një aksioni të shoqatës “Bereqeti”, rreth 40 familje u ndihmuan me produkte ushqimore e higjienike.

Kjo është hera e dytë që imami, Abdurrahman Bejtullahu, sjell ndihma në shtëpinë e paqes ku jetojnë familje të varfra.

Produktet ushqimore dhe higjienike janqë pjesë e pakos në prag të festave të fundvitit.

Shtëpia e paqes udhëhiqet nga një grup i murgeshave katolike. /Rel/