Arrestohet kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe 4 zyrtarë të tjerë

Në komunën e Ulqinit janë arrestuar pesë persona, ndër të cilët edhe kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.

Përveç Nrekiq, u arrestuan edhe Sead Osmanoviq, sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit, dhe Shefi i Këshillit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve në Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretari i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Milazim Mustafa, sekretari i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Sipas gazetës “Vijesti”, ata u arrestuan me dyshimin se kanë bërë punësime partiake. Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për papergjegjësi në punë.

Malesia.Org