Sot në Ulqin, po mbahet trajnimi me titull “Mbledhja e informacionit dhe shkrimi i një raporti investigativ” të cilin do ta ndjekin përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësi do të kenë mundësi të forcojnë kapacitetet e tyre në lidhje me çështjet e ndërtimit të një procesi hulumtues, hetimin e korrupsionit dhe teknikat e përgatitjes së raporteve hulumtuese.
Ligjëruese dhe moderatore të këtij trajnimi janë Fatjona Mejdini – gazetare e pavarur dhe koordinatore për Ballkanin Perendimor në Inicativen Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, si dhe Valmora Gogo – pedagoge e gazetarisë investigative dhe themeluese e platformës Gogo.al
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri e realizon në bashkëpunim me gazetën “Koha Javore”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.