Mali i Zi do të marrë 150,000 doza të vaksinës kineze dhe 50.000 doza të vaksinës ruse.
Ministrja e Shëndetësisë e Malit të Zi Jelena Borovinic Bojovic ka deklaruar se para-kontrata për vaksinat mbrojtëse ndaj COVID-19 u nënshkrua direkt me kompaninë farmaceutike kineze Sinopharm, ndërsa një marrëveshje bilaterale është nënshkruar edhe me Rusinë dhe pritet që 50.000 doza të arrijnë shumë shpejt.
/MALESIA.ORG/