Sot ndërroi jetë, mjeku Dr. Abedin Axhoviq.
Dr. Axhoviq, ishte mjek i cili për një kohë të gjatë shërbeu pranë Shtëpisë së Shëndetit në Tuz.
Dr. Axhoviq, ishte edhe kryetar i Komunës urbane të Tuzit gjatë periudhës 2014-2019.
Lexoni ngushëllimin e komunës së Tuzit, me rastin e vdekjes së Dr. Axhoviq:
Të nderuar qytetarë,
Sot, mbarë populli i Malësisë, humbi një humanist të përkushtuar dhe një veprimtarë të palodhshëm, mjekun dhe politikanin – Dr. Abedin Axhoviq.
Dr. Axhoviq, ishte mjek i cili për një kohë të gjatë shërbeu pranë Shtëpisë së Shëndetit në Tuz, me përkushtim dhe devotshmëri.
Gjithashtu, ishte edhe kryetar i Komunës urbane të Tuzit gjatë periudhës 2014-2019.
Komuna e Tuzit u shpreh ngushëllimet familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin atë!
Pusho në paqe Dr. Axhoviq, përshëndetje e fundit nga kolektivi i Komunës së Tuzit!