Nimanbegu, Nika dhe Gjelaj, takojnë kryeparlamentarin malazez Alleksa Beçiq

Siç njofton kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ai së bashku me sekretarin e Këshillit Kombëtar Lindon Gjelaj dhe deputetin e Listës Shqiptare,  Genci Nimanbegu, realizuan  një takim me Kryetarin e Kuvendit të  Malit të Zi, Alleksa Beçiq.

Siç thuhet në kumtesë të Nikës, u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit institucional më qellim avancimin e të drejtave të pakicave kombëtare.

Lexoni postimin e plotë të Nikës:

Sot së bashku me sekretarin e Këshillit Kombëtar Lindon Gjelaj dhe deputetin Genci Nimanbegu realizuam një takim me Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq.

Ky takim u realizua si një akt final i respektimit të Ligjit për simbolet kombëtare, i cili përcakton se shembujt autentik të simboleve kombëtare të pakicave (Etaloni i Flamurit, Himnit dhe stemës), ruhen të kryetari i Kuvendit të Malit të Zi.

Për shqiptarët ky është një moment i veçantë, sepse shënon plotësimin e një prej kërkesave tona themelore në promovimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Ndër të tjera diskutuam edhe për çështjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen sot shqiptarët në Malin e Zi, në përpjekjet tona të vazhdueshme për ruajtjen nga fenomeni i asimilimit dhe emigrimit.

Në përmbyllje të takimit u dakorduam për vazhdimin e bashkëpunimit institucional më qellim avancimin e të drejtave të pakicave kombëtare.