“Plantacionet” ti paguajnë Tuzit 574.276 mijë euro

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj shpreson se udhëheqësi e re e kompanisë “13 Korriku”- Plantacionet , do ti paguajnë kësaj komune 574 mijë e 276 euro brenda afatit ligjor në mënyrë që të mos jem të detyruar që përsëri të zbatojmë pagesën me dhunë përmes bllokimit të llogarive.

“Pas pranimit zyrtar të ish drejtores ekzekutive të kësaj kompanie , Verica Marash gjatë debatit gojor para organeve të Komunës së Tuzit se kjo firmë qëllimisht ka vendosur të mos e paguaj shumën e tatimeve sipas ligjit, sepse akoma nuk e kanë bërë vlerësimin e truallit , si kryetar i Komunës dhe me qëllim të mbrojtjes të drejtave ligjore të Komunës Tuz dhe të qytetarëve të tij , në bashkëpunim me organet kompetente , Komuna e Tuzit do të sjell vendimin për shfuqizimin e vendimit për vitin 2019”, ka kumtuar Gjeloshaj.

“Këto mjete kemi për qëllim që ti paguajmë nga kompania “13 Korriku”- Plantacionet dhe shpresoj se udhëheqësi e re mjetet do ti paguaj brenda afatit të paraparë me ligj dhe nuk do të kemi nevojë që përsëri të zbatojmë pagesën me dhunë përmes bllokimit të llogarive të kompanisë”, ka theksuar Gjeloshaj. /RTCG Shqip/