Ekspozita “Reflektime Mediterani” në Tuz

Më 8 shkurt 2021, në hollin ekspozues të QKI “Malësia”, në Tuz, për adhuruesit e artit, Sekretariati për vetëqeverisje lokale-Sektori për kulturë, i komunës së Tuzit, solli ekspozitën e artistëve nga Ulqini, të titulluar “Reflektime Mediterane”. Eventin e moderimin Valentina Berishaj.

Punimet e veta i ekspozuan artistet e spikatur nga Ulqini, si Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Edin Kapllani, Jozo Koçoviq, Mersiha R Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida Nimanbegu.

Ekspozitën e hapi kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Ekspozita do vazhdojë të jetë e hapur gjatë gjithë javës, konkretisht, deri më 16.02.2021, nga ora 08:00 deri në orën 16:00.
Malesia.org