Të rinjtë e angazhuar për komunitetin aktiv

Në hapësirat e Këndit për të Rinj në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, OJQ “Horizonti i Ri” organizoi aktivitetin me titull: Aktivizmi rinor, vullnetarizmi; nga ideja deri te realizimi.

Gjatë këtij workshop-i, të rinjtë patën mundësinë që përmes shembujve praktik, të mësojnë se çfarë nënkupton dhe për çfarëshërben aktivizimi rinor. Gjithashtu, të rinjtë morën informacion dhe njohuri të reja për vlerat themelore te solidaritetit, duke trajtuar karakteristikat dhe mënyrat më të rëndësishme tëpërfshirjes në komunitet. Pjesëmarrësit e programit zhvilluan diskutime aktive mbi pozicionin e vullnetarëve dhe aktivistëve të rinj në nivelin lokal si dhe prezantuan idetë e tyre përndërmarrjen e iniciativave dhe veprimeve që mund të mobilizojnë të rinjtë në komunitet.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “TË RINJTË E ANGAZHUAR PËR KOMUNITETIN AKTIV”, qëllimikryesorë i të cilit është inkurajimi dhe nxitja e të rinjve në Ulqin përmes procesit të edukimit joformal si dhe fuqizimi ikompetencave të tyre profesionale, qytetare dhe shoqërore.

Projekti mbështetet nga Drejtoria për Rini dhe Sport e Malit të Zi, në kuadër të konkursit ,,Të rinjtë në fokus” për financimin e programeve të organizatave joqeveritare në fushën e kujdesit shoqëror për të rinjtë.