Nga Ali Daci
Serbizimi i boshnjakëve dhe shqiptarëve më i pranueshëm për disa pseudo intelektualë, së sa kthimi i tyre në rrënjët e të parëve
Një plejadë pseudo intelektualësh nga Pazari i Ri, e frustruar nga politika serbomadhe, assesi nuk po mund të pajtohet më gjendjen reale në Sanxhak. Kjo antipati dhe anti-shqiptarizëm nuk e ka zanafillën e vet të re, por të vjetër, të zënë fill në kuzhinat e politikës diskriminuese në Beograd. Servimi dhe distribuimi i politikës antishqiptare në Sanxhak, fatkeqësisht ka gjetë klientelën e vet tek një numër jo i vogël profesorësh boshnjak, të cilët edhe janë infektuar nga ky virus, i cili jetëgjatësinë e vet e ka shekullore. Assesi nuk po gjindet një vaksinë kundër asimilimit të shqiptarëve të Sanxhakut. I gjithë arsenali asimilues i kishës pravosllave, dhe Akademisë së Shkencave Serbe, është zbrazur në Sanxhak dhe ka korrë aq suksese, sa që as projektuesit e vet se kishin imagjinuar. Këto institucione serbe më programet famoze kundër shqiptarëve, kudo qofshin ata, ka gjetë mbështetje të madhe te disa profesor të cilët u edukuan në frymën pan-sllaviste. Kjo politikë diskriminuese është zbatuar e po zbatohet përmes këtyre “efendive” ekstremist islamist, e të vet shpallur akademik, por që nuk janë asgjë tjetër përpos akademik të dresuar nga Akademia serbe e Beogradit. Shqiptarët por edhe Boshnjakët në Sanxhak janë të rrezikuar direkt nga këta serbofilë, që fatkeqësisht kanë ushtruar, e po ushtrojnë, dhunë psikologjike mbi popullin e kësaj krahine. Duke parë rezultatet asimiluese në Sanxhak, e që janë tejet shqetësuese, edhe sjelljet e këtyre maniakeve nuk janë befasuese. Krijimi i një projekti anti-shqiptar, nga Akademia serbe, më emrin “Qylahi (plisi) i gjelbër” më propagandën pan-sllavistë “Shqiptarizimi i Boshnjakëve”, është kulmi i idiotizmit serb, e që po jetësohet në përpikëri nga disa politikanë, klerikë islamikë, por edhe nga profesorët pan-sllavist të nacionalitet boshnjak. U pa qartë se politika shoviniste serbe ka “punësuar” një numër të konsiderueshëm “intelektualësh” në Sanxhak, të cilët detyrë mbi detyra kanë serbizimin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Sanxhak. Pra, të jemi të qartë se serbizimi i shqiptarëve dhe boshnjakëve në Sanxhak është një projekt, e që duhet të aplikohet domosdoshmërisht nga serbët dhe shërbëtorët e tyre. Kjo fushatë nuk do koment kur të shohim edhe lëvizjen e re të politikave të caktuara edhe në Mal të Zi, ku parashihet të formohet edhe një etnitet i ri më emrin tejet tendencioz “Myslimanët malazez”. Pra, ata kanë qëllim të caktuar, rritjen e numrit të malazezeve në këtë shtet pasi që rrezikohen nga numri i madh i etnitetit serb në Mal të Zi. Edhe Serbia i do “myslimanet serb”. E gjithë kjo trysni po zhvillohet mbi shqiptarët dhe boshnjakët, me qëllim që në regjistrimin e ardhshëm, qytetarëve t’u imponohet deklarimi nacional e jo vet deklarimi i tyre. Ata mund të regjistrohen çka të duan, vetëm shqiptar jo. Kjo është poenta e kësaj politike serbe që po zbatohet nga hyzmeqaret më devotshmëri në Sanxhak .