📌Forca del nga Koalicioni lokal i Ulqinit, kryetari i Kuvendit jep dorëheqje
👉Të nderuar qytetarë, pas zgjedhjeve të 4 shkurtit të vitit 2018 Forca e Re Demokratike ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me PDS e cila kishte afro 50 vota më shumë, por numër të barabartë këshilltarësh.
👉Në anën tjetër, PDS ka pasë marrveshje edhe me PD, UDSH dhe SD për përkrahje të gjërë.
👉Me një shumicë të gjërë, e cila duhej të garantonte stabilitet politik dhe përkrahje të gjërë nga ana e pushtetit qendror, pas tre viteve funksionim vlerësojmë që ky koalicion nuk ka përmbushur obligimet ndaj qytetareve dhe nuk ka realizuar asnjë pikë nga marrëveshja e nënshkruar nga partnerët e koalicionit për zhvillimin e qytetit të Ulqinit në të gjitha fushat e me fokus të veçantë zhvillimin ekonomik nepërmjet investimeve kapitale dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
👉Sonte jemi ftuar nga PDS për të diskutuar jo për këto çështje, por për të diskutuar për kandidatin e kryetarit të Komunës së Ulqinit. Bëjme me dije që Forca e Re Demokratike nuk do të marrë pjesë për arsyet se ne veç kemi deklaruar që nuk do të përkrahimn asnjë kandidat nga lista e dëshirave të PDS për të cilën është licituar me emra të ndryshëm duke e devalvuar kështu rolin e kryetarit të Komunës dhe votën e qytetarit.
👉E ndjejmë obligim moral, profesional, politik e qytetar që të distancohemi nga ky model i funksionimit të pushtetit vendor duke kërkuar zgjedhje të parakohshme lokale.
Rrjedhimisht, ju njoftoj që ofroj dorëheqjen time nga posti i kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
👉Gati tre vjet më parë, kam marrë postin e kryetarit të Kuvendit të Komunës së UIqinit. Kam bërë rrugë të largët deri në vendlindje dhe kam ardhur për të investuar veten time në zhvillimin e këtij qyteti. Kam punuar me përkushtim, nderë e profesionalizëm. Me këtë eksperiencë, energji, informata e njohuri edhe për llumin e politikës në Mal të Zi, do të vazhdojmë edhe më fortë, me ekip të ri, qasje të re dhe bisedime të reja për të mirën e qytetarëve të Ulqinit.
Dr. Ilir Capuni