Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kundërtshtoi masat e ndërrmara nga Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi, me të cilat parashikohet që kafenet si dhe objektet hotelierike të mbyllën edhe në komunën e Tuzit.
Gjeloshaj këtë vendim e quajti si vendim politik të Qeverisë së Malit të Zi, ndaj komunës së Tuzit.
Gjeloshaj theksoi se nuk do të lëjojnë që dikush të hakmerret ndaj bizneseve të komunës së Tuzit.
Gjeloshaj i bëri thirrje Qeverisë malazeze që të ndryshojnë urgjentisht këtë vëndim ose përndryshe do të kenë një kundër-reagim dhe organizim të komunës për të mbrojtue ekonominë.
Ndërkaq, Gjeloshaj ftoi të gjithë pronarët e restoranteve dhe kafeneve nga komuna e Tuzit në takim urgjent sonte në ora 20:00 në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit, në lidhje me masat e reja për objekte hoteliere.
Malesia.Org