Masat e miratuara nga Qeveria e Malit të Zi më 24 shkurt, sipas të cilave objektet hoteliere në komunën e Tuzit, mbyllen, kanë mbërritur zyrtarisht në komunën e Tuzit, njoftoi kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj.
Masat e sjellura për komunën e Tuzit vlejnë deri më 10 mars.
Ndërkaq, mengjesin e sotëm, tre persona janë arrestuar, pas kontrollit të tre objekteve hoteliere në Tuz, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale, për mos respektim të masave për të parandaluar hapjen e sëmundjeve infektive.
Kurse prokurori në detyrë, me rastin e ngjarjeve të sotme, i ka dhane detyrë urdhëruese policisë që të ngrehin padi penale edhe kundër kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nen dyshimin se ka kryer veper penale-ftesë në rezistencë, kurse kundër ushtruesit të detyrës të kryeshefit të policisë komunale Rexhep Çunmulaj dhe një polici komunal, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale duke bërë ndihmê për thirrje në rezistencë.
Malesia.Org