Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk do të vijë në komunën e Tuzit edhe pse ishin dakorduar.
“Shumica prej jush ishin të pranishëm kur më thirri Krivokapiq dhe të gjithë e regjistruat bisedën teksa shprehi dëshirë që të zgjidh diskriminimin përmes dialogut. Ai thjesht nuk më dha ndonjë arsye. Kjo është sjellje e papërgjegjshme. Ne do të jemi më të përgjegjshëm se ai, ne respektojmë ligjin për vetëqeverisjen lokale. Kryeministri duhet të mbajë fjalën e tij”, tha Gjeloshaj
Gjeloshaj shtoi se hapat tjerë janë respektimi i punës në parandalimin e pandemisë.
“Edhe një apel kryeministrit dhe zëvëndëskryeministrit të vijnë në bisedime”, deklaroi Gjeloshaj.
Gjeloshaj sqaroi se objektet hoteliere do të vazhdojnë punën.
Ndërkaq, siç raporton “CDM”, Qeveria ka marrë vendim që Podgorica të mbetet e mbyllur, ndërsa të hapen lokalet në Tuz, Danillovgrad dhe Tivar.
Malesia.Org