Krivokapiq, Abazoviq dhe Bojoviq, vijnë në Tuz

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, zëvendeskryeministri Dritan Abazoviq dhe Ministrja e shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq, parlajmëruan ardhjen në Tuz, menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë.

“Ne ramë dakord të mbajmë një takim pas seancës së Qeverisë dhe të biem dakord së bashku për masat më të mira të mundshme për komunën e Tuzit, pa diskriminim, pa hakmarrje, politike”, deklaroi Gjeloshaj.

Situata e krijuar në Tuz, kërkon zgjedhje urgjente. Pasiqë kryetari i komunës Nik Gjeloshaj, ka refuzuar masat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka urdhëruar hapjen e lokaleve.

Për këtë arsye janë arrestuar 2 pronarë të lokaleve më Tuz, të cilët hapen lokalet e veta me vendim të komunës.

Malesia.Org