Pas protestës të së ënjtës kundër masave anticodiv në Tuz dhe marrëveshjes me Qeverinë malazeze për rishqyrtimin e masave brenda dy ditëve, sot Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njoftoi se të gjithë të arrestuarit janë liruar.
Gjeloshaj gjithashtu tha se komuna do të paguaj gjobat eventuale atyre të cilët janë gjobitur gjatë protestës së djeshme.
“Dua të informoj publikisht qytetarët dhe pronarët e objekteve të gastronomisë, se Komuna e Tuzit, do të bëjë pagesën e gjobave eventuale. Gjithashtu, të gjitha subjektet gastronomike do të kenë ndihmë financiare. Ne gjithmonë do të mbështesim bizneset tanë, jo vetëm gastronominë, por ato në përgjithësi, në mënyrë që Komunës sonë t’i japim drejtimin dhe përkrahjen më të mirë drejt zhvillimit ekonomik,” ka thënë Gjeloshaj.
/MALESIA.ORG/