Komisioni për mbrojtje nga COVID-19, me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik, ka miratuar masa të reja që do të hyjnë në fuqi të Martën, 2 Mars, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas këtij vendimi, në Komunën e Tuzit, nga nesër (e hënë), lejohet puna e ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve që kryejnë aktivitete hotelierike në restorante, kafene dhe objekte të ngjashme hotelierike.
Masat e reja vlejnë deri më 9 Mars.
Rikujtojmë se masat për Tuz u korrigjuan pas protestës të javës së kaluar në Tuz.
/MALESIA.ORG/