Deçiqi fiton 3:0 si mysafir në Podgoricë

Deçiqi fitoi sot kundër FK Podgorica me rezultat të thellë 0:3.

Golin e parë për KF Deçiqi e shënoi njëri ndër lojtarët tonë më të mirë Ilir Camaj, në minutën e 9-të të pjesës së parë, ndërkaq golin e dytë e shënoi Marko Tuci në minutën e 39-të. Për 3:0 për Deçqin shënoi Matija Bozanovic në minutën e 53-të.

Më këtë fitore Deçiqi ruan vendin e dytë në Ligën e Parë të Malit të Zi, me 41 pikë, para Sutjeskës së Nikshiqit e cila ka 39 pikë. Në vend të parë është Buducnost me 63 pikë.

/MALESIA.ORG/