Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit sot u zgjodh njëri nga dy prijësit e institucioneve më të larta në këtë komunë. Në këtë mënyrë për kryetar të Kuvendit komunal të Ulqinit u zgjodh Haxhi Sulejmani nga Partia Demokratike për të cilin votuan votuan 19 këshilltarë , 4 ishin kundër dhe 1 abstenoi, shkruan Ulqini Online.
Pas zgjedhje se kryetarit të ri, mbledhja e Kuvendit komunal u ndërpre dhe zgjedhja e kryetarit të Komunës së Ulqinit u shty për dy ditë pasi kryetari aktual Loro Nrekiq u tha se është në vetizolim.
Në fillim të mbledhjes, fjalën e mori tashmë ish kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Ilir Çapuni i cili paraprakisht falenderoi për bashkëpunim këshilltarët por edhe personelin ndihmës të kuvendit dhe dha dorëheqje.