Në Mal të Zi, 553 raste dhe 18 vdekur nga COVID-19. Në Tuz 9 raste të reja

Në komunën e Tuzit gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërkaq numri aktual i të infektuarve është 138 persona të konfirmuar.

Në Mal të Zi, gjatë 24 orëve të fundit nga virusi Covid-19, kanë vdekur 18 persona, kurse janë njoftuar edhe 553 raste të reja.

Gjatë ditës së fundit, në Mal të Zi, janë shëruar nga virusi 651 persona, kurse nga komuna e Tuzit janë shëruar 15 persona.

Malesia.Org