Art Club: Mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Sazana Çapriqit

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e parakohshme të profesoreshës universitare, studiueses së letërsisë dhe përkthyeses Sazana Çapriqi.

Kontributi i saj për arsimin, studimet letrare dhe kulturën shqiptare në përgjithësi është i madh. Si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ajo edukoi shumë breza. Është meritë e saj përkthimi në gjuhën shqipe dhe angleze i disa emrave të shquar të letërsisë.

Falë bashkëshortit të saj Basriut, Sazana kishte një lidhje të veçantë me Ulqinin, ku kalonte një pjesë të kohës, sidomos gjatë verës. Ajo e kishte përjetuar rëndë humbjen e bashkëshortit të saj, tri vjet më parë.

Sazanën do ta kujtojmë gjithmonë si një grua të mençur, të matur, të dashur dhe të përkushtuar.

Në emër të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, anëtare e së cilës ishte, Ju shprehim ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe studentëve të saj.

Ulqin, më 20 mars 2021