LDSH, përgëzon për kryesinë e re Shoqatën Atdhetare “Malësia e Madhe”-Miçigan

Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”-Miçigan
Të nderuar dashamirë,
Lidhja Demokratike Shqiptare ju përgëzon për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor, duke i uruar kryesisë së re punë të mbarë dhe të suksesshme, për të mirën e shqiptarëve në përgjithësi, e për pjesën prej nga ju rridhni, në veçanti.
Na gëzon fakti se anëtaret e porsazgjedhur janë persona të dëshmuar edhe deri me tani, për veprimtari atdhetare, e që në mënyrë të veçantë erdhën në shprehje në zgjedhjet e 3 marsit në Malësi.
Përndryshe, Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” mbledh rreth vetes aktivistë të dalluar, të cilët ishin aktivë sa herë që vendlindja dhe kauza kombëtare e kërkuan.
Gjenerata të tëra dhanë kontribut, pa kursyer veten.
LDSH, në këtë Shoqatë ka gjetur mbështetje në të kaluarën, dhe i gëzohet bashkëpunimit edhe në të ardhmen, për të mirën e Malësisë, dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
Urojmë që nga mesi i të barabartëve të zgjedhin kryetarin, i cili do të dijë të udhëheqë me mençuri këtë celulë kombëtare në Diasporë.
Me respekt,
Nikollë Camaj, kryetar