Zëvëndëskryeministri i MZ, Dritan Abazoviq, priti në takim kreun e LDSH-së, Camaj dhe Hasangjekaj

Kreu i LDSH-së, Nikollë Camaj dhe Bujar Hasangjekaj, përndryshe drejtor i Sherbimit komunale në Tuz, respektivisht kryetar i Kuvendit të Gucisë, u takuan me zëvëndëskryeministrin e Malit të Zi, Dr.Dritan Abazoviq.

Ishte ky një takim vëllazëror e mjaft konstruktiv, me ç’rast u diskutuan çështje me rëndësi për këto dy komuna, por edhe për raportet e këtij subjekti, respektivisht koalicionit “Lista Shqiptare” me Qeverinë e Malit të Zi.
Problemet të cilat i cekën Camaj dhe Hasangjekaj, lidhen me infrastrukturën komunale në Tuz dhe Guci, respektivisht për mundësinë e investimeve në projektet e këtyre dy komunave. Me këtë rast, u vlerësua rëndësia e përfundimit të rrugës Dinoshë-Grabom, dhe shkurtimi i rrugës Malësi-Guci. Po ashtu u diskutua për problemin e ndarjes së Tuzit me Podgoricën, për punësimet në organet shtetërore, dhe funksionimin e nderrmarrjeve të rëndësishme private, të cilat mbeten peng e raporteve politike nga e kaluara.
Z. Abazoviq, në mënyrë të veçantë apostrofoi nevojen e rekonstruimit të Qeverisë e cila, sipas bashkëbisedueseve, nuk mund të jetë pa pjesmarrjen e pakicave, në nivelin më të lartë.
Bashkëbiseduesit u pajtuan me faktin se Qeveria, si e këtillë, pa pakica, nuk mund, as nuk do të duhej të vazhdojë.