Gjeloshaj: Krivokapiq dhe Abazoviq kanë ndryshuar kufirin administrativ të komunës së Tuzit

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq dhe  zëvëndëskryeministri Dritan Abazoviq.  kanë ndryshuar kufirin administrativ të komunës së Tuzit dhe deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica.

Zdravko Krivokapiq dhe Dritan Abazoviq pas zgjedhjeve në krye të qeverisë së Malit te Zi, për hapat e parë që kanë ndermarrë ishte ndryshimi i kufirit administrativ i Komunës së Tuzit.

Gjatë punës së përditshme të sekretariateve tona kemi vërejtur ndryshimin e kufirit tone (Komuna e Tuzit) ne gjeoportal.

Kanë ndryshuar teritorin tonë ashtu që deponinë e kanë kaluar në teritorin e kryeqytetit Podgorica.
Kështu nuk ka punuar as PDS edhe pse kjo ishte e vetmja pikë kontestuese me ta.

Do ta kenë Malesine para qeverisë , se u kam dhënë një afat, tani urgjentisht duhet ta ktheni linjën administrative të Komunës sonë ashtu siç është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi.

Një veprim i ketillë antishqiptar nuk do ta durojmë më , sepse nuk është vetëm kjo, por qeveria e Malit të Zi e ka bllokuar edhe pagesën e mjeteve për Komunën tonë, mjete këto të cilat na takojnë sipas ligjit.

Ftoj për herë të fundit bashkësinë ndërkobëtare e cila është e pranishme në Mal të Zi te reagojë … Qytetarët e Malesisë do të kenë pergjigjje të ashpëra ndaj ketij provokimi te ri.

Nik Gjeloshaj