Konsekuentet e Listes Shqiptare (ASH,Forca, LDSH, LP, UT), dënojnë mohimin dhe revizionin e shpeshtë të fakteve dhe gjykimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, si dhe kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të Minsitrit të Drejtësisë, Mirosllav Leposaviq, i cili mohoi gjenocidin e Srebrenicës.
Nga Lista Shqiptare shprehen shqetësimin e tyre të thellë mbi pikëpamjet e shprehura në Parlament, nga Ministri i Drejtësisë dhe i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Vladimir Leposaviq, në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës.
“Qeveria e cila nuk ka përfaqësues të pakicave, e ministri i lartpërmendur udheheq me pjesën e të Drejtave të njeriut, sjellë shqetësime shtesë midis qytetarëve dhe pjestarëve të pakicave në përgjithësi.
Qendrimet të cilat i ka theksuar ministri, si përfaqësues zyrtar i Qeverisë me të cilën udhëheqni, kanë shkaktuar reagime të mëdha të opinionit vendas dhe ndërkombëtar, dhe me këtë tregohet se vështirë mund të pritet që në këtë dikaster të keni kapacitet për politikëbërje kredibile ndaj BE, dhe më e rëndësishmja, në drejtim të forcimit të kohezionit, brenda Malit të Zi”, thuhet në deklaratë të Listës Shqiptare.
Malesia.Org