Zëvëndeskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pohoi se në Srebrenicë ishte gjenocid dhe se kush këtë nuk e kupton nuk ka vend në funksione shtetërore.
“Qeveria e Malit të Zi respekton të gjitha gjykimet ndërkombëtare. Nuk ka diskutim rreth kësaj çeshtje. Kush nuk e kupton këtë, nuk ka vend në funksionet shtetërore. Le të kthehemi tek e ardhmja, kemi shumë punë për të bërë”, shprehet Abazoviq permes “Twitter”.
Deklarata e Abazoviq, vjen pas reagimeve të shumta vendore dhe ndërkombëtare, ndaj deklaratës së ministrit të Drejtësisë dhe të Pakicave, Vlladimir Leposaviq, i cili gjatë diskutimit në Parlament mohoi gjenocidin në Srebrenicë.
Malesia. Org