Hasangjekaj priti në takim kryetarin e Fondacionit Plavë Guci nga NY

Kryetari i Kuvendit të Gucisë, njëheri edhe drejtori politik i LDSH-së, Bujar Hasangjekaj, bashkë me kryetaren e komunës së Gucisë, Anella Çekiq, pritën në takim kryetarin e Fondacionit Plavë Guci me seli në New York z. Fahrudin Kukaj.

Siç shprehet Hasangjekaj, në takim u diskutua për mundësinë e beshkëpunimit ndërmjet komunës dhe Fondacionit Plavë Guci, për mundësinë e takimeve të rregullta në mes të komunës dhe organizatave të tjera te cilat veprojnë në SHBA, e krejt kjo me qellim të mundësisë së dhënjes së kontributit për vendlindje, kontribut ky i cili sipas Hasangjekaj, ska munguar asnjeherë nga bashkëvendasit tonë në diasporë.

Ndërkaq, në emer të Mark Gjonaj dhe shoqatave shqiptare nga Mali i Zi të cilat veprojnë në ShBA z. Kukaj komunës dhe ambulantës në Guci i dhuroj një donacion ( maska dhe aparat për matjen e temperaturës).
Me këtë rast, Hasangjekaj, falenderojë z. Mark Gjonaj dhe Fondacionit Plavë Guci për interesimin dhe kontributin e tyre te pa ndalshëm për bashkëvendasit në vendlindje.

Malesia.Org