Në rrugën Dinoshë-Cemi i Trieshit e cila është drejt përfundimit të punimeve, janë duke u vendosur tabelat e komunikacionit me emërtime të vendbanimeve, por siç vërehet ato janë të shkruara vetëm në gjuhen malazeze.
Dukuria e mosrespektimit të gjuhës shqipe në territorin e Komunës së Tuzit, nuk është diçka e re, por gjithsesi është e papranueshme.
Një nder tabelat e reja të vendosura te fshati Dinoshë, në rrugën drejt Cemit të Trieshit, është e shkruar vetëm në gjuhën malazeze “Dinoša”.
Për këtë ngjarje, përmes faqes në facebook kanë reaguar nga Bashkësia Lokale Dinoshë.
“Si bashkësi lokale ngrisim shqetësimin ndaj kompanisë “Tehnoput” e cila bën punimet e rrugës Dinoshë -Cem Trieshit dhe nuk rrespektojnë dygjuhësinë ku me montimin e tabelave për emërimin e vendbanimeve përdorin vetëm gjuhën zyrtare malazeze e jo edhe gjuhën shqipe që e parasheh ligji dhe kushtetuta e Malit të Zi në vendbanime ku shumicën e përbëjnë Shqiptarët”, shkruan BL Dinoshë.
Nga kjo Bashkësi Lokle kanë deklaruar se do të reagojnë tek kompania që kryen punimet, e gjithashtu do t’iu drejtohen edhe organeve kompetente. /MALESIA.ORG/