Në sheshin e Tuzit, ulliri i miqësisë, dhuratë nga shteti Palestinez

Sot në sheshin e Tuzit, u mbjell ulliri i miqësisë, dhuratë nga shteti i Palestinës.

Siç kumtohet nga komuna e Tuzit, më 30 mars Palestina shënon ,,Ditën e Tokës”, prandaj, në shenjë respekti kryetari i Miqësisë Palestinezo-malazeze dhe udhëpërshkruesi i njohur nga Tuzi, z. Edin Krniq, së bashku me ambasadorin e Palestinës, z. Rabii Alhantouli dhe drejtorin e SHPK “Komunale”-Tuz, z. Nikollë Camaj, mbjellën një ulli.🌳
Pema e ullirit u zgjodh sepse kjo pemë është simbol i paqes dhe simbol i shteti të Palestinës.

Malesia.Org